Telegrafi

CR7 po bën gjithçka që të jetë gati ndaj Cityt (Foto/Video)

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është kthyer në ushtrime para takimit me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve.

31-vjeçari mungoi në tri ndeshjet e fundit të ekipit të tij që nga lëndimi i pësuar më 20 prill në takim me Villarreallin.

Ai tani është kthyer në ushtrime dhe pritet që të jetë i gatshëm për takimin e dytë me Cityn. Takimi i parë kishte përfunduar 0-0.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve me 16 gola në 10 ndeshje sivjet.