Site icon Telegrafi

CR7 kritikon bashkëlojtarët: Po të ishit të mirë sa unë, do të ishim në krye!

Los Blancos pësuan me rezultat 0-1 në Santiago Bernabeu nga Atletico Madridi dhe superylli portugez është shprehur i zhgënjyer me bashkëlojtarët.

“Po të ishim të gjithë në nivelin tim, ndoshta do të ishim liderët”, ka thënë CR7.

Deklarata e tij padyshim se nuk do të pritet mirë nga bashkëlojtarët, për më shumë duke ditur se çfarë niveli të lartë të lojës ka ai për dallim nga të tjerët.

Humbja thuajse e lë Realin jashtë garës për titull, pasi Barcelona është shumë larg dhe nuk do të lëshojë pe deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

Deklarata e Cristiano Ronaldos pas humbjes ndaj Atleticos.CR7 kritikon bashkëlojtarët: http://telegra.fi/mdvnRr

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 27 February 2016

Exit mobile version