Telegrafi

CR7 dhe Benzema ndalen nga tifozët, por cila ishte përgjigjja e portugezit kur u pyet për lëndimin? (Video)

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema janë duke vazhduar me stërvitet e tyre ditore në Valdebebas.

Ashtu si CR7 edhe ylli francez nuk arritën të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Real Sociedadit, të cilën Los Blancos e fituan me golin e Gareth Bale.

Por, sot (e shtunë) të dy dukeshin në disponim të mirë dhe kështu vendosën të ndalën para tifozëve të cilët ishin duke qëndruar jashtë duke pritur për një fotografi apo autograf.

Me këtë rast portugezi u pyet për lëndimin e tij nga një tifoz dhe përgjigjja ishte: “Shumë mirë”.

Me shumë mundësi Ronaldo dhe Benzema do të luajnë në ndeshjen e dytë ndaj Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/