Telegrafi

CR7-Benzema, sulmi i dytë më i dobët në Evropë

GIRONA, SPAIN - OCTOBER 29: Karim Benzema and Cristiano Ronaldo of Real Madrid CF react after Cristian 'Portu' of Girona FC scored his team's second goal during the La Liga match between Girona and Real Madrid at Estadi de Montilivi on October 29, 2017 in Girona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, dy sulmuesit kryesorë të Real Madridit, kanë shënuar vetëm nga një gol në 12 javët e para të La Ligas, një rast ky i paprecedent për sulmin e Los Blancos.

Një përqindje realizimesh shumë e ulët, që e rreshton këtë dyshe mes sulmeve më të dobëta në pesë ligat kryesore evropiane.

Në 98 skuadrat që luajnë në La Liga, Ligën Premier, Ligue 1, Bundesliga dhe Serie A, vetë, dy sulmuesit titullar të Beneventos (ekip e cila ka shënuar rekordin negativ prej 13 humbjesh radhazi) kanë shënuar vetëm një gol, pra më pak se dyshja Ronaldo-Benzema.

Vetëm dy gola deri në këtë pikë të sezonit, përveç dy sulmuesve kryesorë të Realit kanë realizuar dyshja Osako-Guirassy e Kolnit, Defoe-King e Bournemouthit, Hahn-Woodn e Hamburgut dhe Depoitre –Kachunga e Huddersfield Town.

Vlen të theksohet edhe fakti se mesfushori i Barcelonës, Paulinho, këtë sezon ka shënuar katër gola, aq sa Ronaldo-Benzema dhe Gareth Bale së bashku. /SS/