Telegrafi

Cozman: Me Tunën, ishte çfarë ishte dhe ai tregim mbaroi (Video)

Reperi Cozman i ka përgënjeshtruar njoftimet në media se ai është një lidhje të re duke thënë se aktualisht nuk është i dashuruar.

Gjatë një interviste për Prive, reperi ka thënë se nuk ka të dashur, ndërsa rreth spekulimeve në media për lidhjen me një femër nga Tirana, ai ka thënë se është një shoqe e tij.

Ylber Abdullahu është pyetur edhe rreth lidhjes së tij me Altuna Sejdiun, e cila tash është në një lidhje të re dhe do të bëhet nënë.

“Me Tunën, ishte çfarë ishte, edhe ai tregim mbaroi. Kështu që nuk kisha dashur të flas më shumë. Ka mbaruar, nuk jam më me të…”, ka theksuar Cozman.

I pyetur se si e sheh të kaluarën me të, reperi nuk e konsideron si diçka shumë ‘uau’, ndërsa nuk e ka komentuar lidhjen e saj të re dhe faktin që po bëhet nënë duke thënë se nuk i interesojnë më ato gjëra sepse nuk kanë të bëjnë me të.

Ndryshe, gjatë kësaj interviste, Cozman ka treguar për projektet në të cilat është duke punuar. /Prive/Telegrafi/