Telegrafi

Cozman së shpejti lanson projektin e ri

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, së shpejti lanson projektin e ri.

Bëhet fjalë për një tjetër projekt solo nga reperi, i cili do të vijë mjaft fuqishëm.

Burimet e Telegrafit mësojnë se kjo këngë është punuar në studion e KicoBeatz.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga hip hop labeli Babastars

Titulli i projektit besohet se do të jetë “Yamborghini” shumë i përmendur në postimet e vet reperit dhe miqve të tij në Instagram.

Projekti i fundit i Cozman ishte “Shoqnia” me Skivin, që ishte pëlqyer mjaft shumë nga adhuruesit e tyre, sidomos në diasporë.

“Yamborghini” pritet të lansohet brenda pak ditësh. /Telegrafi/