Telegrafi

Cozman i rritur në Londër, por ndihet kosovar (Foto)

Reperi i Babastars, Cozman, ka pasur fjalën e tij në debatin e fundit kontravers për atë se kush është me Shqipërinë dhe kush me Kosovën dhe a duhet të ketë rol Shqipëria në Kosovë.

Reperi i cili në moshën e hershme u zhvendos me prindërit në Londër, ku edhe u rrit për t’u kthyer një dekadë më vonë në Kosovë për të zhvilluar aktivitetin muzikor, nuk ndihet aspak londinez, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Këtu i gjeni krejt lajmet rreth përleshjes së Cozman me Noizyn (Foto/Video)

Ai ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku shihet se është në një ambient tradicional.

“Made in Kosova”, ka shkruar Cozman në Instagram, duke shprehur përkrahjen për vendin e tij, pa ndjenjë për Londrën.

Reperi së fundmi lansoi projektin “Aviona” mjaft i suksesshëm me Onatin, teksa ai ka gati edhe projektin e ri me Skivin që lansohet këto ditë. /Telegrafi/