Edhe pse dy protagonistët nuk kanë konfirmuar asgjë, vazhdon të spekulohet se Tuna dhe Cozman janë ndarë.
Në ndërkohë, reperi ka ardhur me këngën e tij më të re me titull “Si dje” që e ka realizuar me videoklip.
Madje faqet rozë kanë shkuar më tej për të thënë se kënga që është një baladë dashurie, është pikërisht dedikim për këngëtaren nga Maqedonia.
Sido që të jetë, vet Altuna Sejdiu e ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shfaqet jashtëzakonisht seksi. /Telegrafi/