Reperi i Babastars, Cozman, ka prezantuar për herë të parë nënën dhe motrën e tij.
Ai shihet shpesh me vëllain e tij Ymerin, madje ishin bashkë prezent në incidentin me Noizyn, e janë të pandashëm.
Ai është parë edhe me babain e tij.
Mirëpo, Cozman nuk heziton të prezantojë edhe të afërmit tjerë që janë pjesë e familjes së tij, shkruan Telegrafi.
Cozman ka shprehur dashurinë për motrën e tij dhe nënën, në një postim në rrjetin social Instagram.
“Ohh sa shum ju dua bre”, ka shkruar reperi në gjuhën shqipe duke shprehur dashurinë për të afërmit e tij, edhe pse ai shumicën e postimeve i ka në gjuhën angleze.
Duket se ribashkimi pas një kohe të gjatë me nënën dhe motrën e ka bërë reperin të ndihet nostalgjik, pasi jeta në skenë dhe larg familjarëve shumica e të cilëve jetojnë në Londër, e ka bërë atë të jetë i distancuar nga njerëzit më të dashur. /Telegrafi/