Site icon Telegrafi

Cozman pranon akuzën? Ja çfarë thotë reperi

Mediat shqiptare kanë raportuar se Ylber Abdullahu, reperi i njohur me emrin Cozman ka pranuar akuzën për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka pranuar sot kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.

Sipas Panoramës, në seancë, pasi ka shqyrtuar kërkesën e të pandehurit, trupi gjykues ka vendosur që Cozman t’i nënshtrohet gjykimit të shkurtuar.

“I pranishëm në seancë, Cozman e pranoi akuzën dhe shfaqi pendesë. Sipas gjykimit normal Cozman rrezikonte deri në 10 vjet burg. Në 15 mars do lexohet pretenca e prokurorisë për të parë sa vite dënim do kërkohen për të”, thuhet në njoftimin e gazetës.

Mirëpo, në një prononcim për abc.al, Cozman e ka mohuar të jetë akuzuar për shitblerje të mariuhanës duke thënë se do të dënohet vetëm për përdorim personal.

“Nuk jam dënuar për shitblerje të marijuhanës, siç e kanë lansuar disa media në Shqipëri, por do të dënohem vetëm për përdorim vetjak të lëndëve narkotike”, citohet të ketë thënë Cozman.

Reperi 30- vjeçar, i përfolur për raportin e tij me këngëtaren Altuna Sejdiu, Tuna, hetohet në lidhje me një sasi prej 20 gramësh kanabis sativa që mbante me vete në 4 korrik 2015.

Exit mobile version