Reperi Cozman duket se po bëhet gati edhe fizikisht për një projekt të ri.
Pas suksesit me “Si Dje” që ka arritur gati 7 milionë klikime, reperi shkoi në Londër për të pushuar.
Pas pushimit pranë familjes duke u relaksuar pas ndarjes nga këngëtarja Tuna, ai u kthye punës për projekte muzikore dhe imazhin e tij, shkruan Telegrafi.
Ai është parë bashkë me DJ të Babastars, Dj First, në fitnes. First është edhe trajner i suksesshëm i fitnesit dhe kështu pos muzikës, Babastars duket se kanë të përbashkët edhe punën në palestër.
Mbetet të shihet progresi i Cozman i cili gjithmonë ka pasur figurë mjaft të mirë. /Telegrafi/