Reperi Cozman ka vazhduar jetën e tij duke lënë përfundimisht Prishtinën për të shkuar në Londër.
Telegrafi mëson se ai është nisur i vetmuar pa të dashurën e tij, Tunën.
Këngëtarja nga ana tjetër gjendet te familja e saj në Shkup dhe po kursen fotot e saj individuale, çka tregon se ajo nuk po kalon moment të mirë.
Tuna moment të mirë nuk po kalon as në karrierë, duke mos arritur as 1 milion klikime me projektin e ri “2Tima” teksa Cozman në më pak se 3 javë po e arrin numrin e 4 milionë klikimeve me baladën “Si Dje”.
Telegrafi raportoi se ndarja e tyre është definitive, por tash shkuarja e Cozmanit në Londër pa biletë kthyese, e vulos edhe më shumë faktin se çifti më nuk kanë çfarë të ndajnë së bashku.
Tuna dhe Cozman besohet se janë ndarë pas shumë krizave në lidhjen e tyre. /Telegrafi/