Hip hop ylli i Babastars, Cozman, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë klipi i tij i ri.
Reperi i Babastars që ka tash e sa kohë që është ‘single’ ka qenë mjaft i zënë duke punuar në projektin e ri.
Telegrafi merr vesh se ai e ka përfunduar tashmë klipin e ri dhe këngën, e cila titullohet “Yamborghini”, një projekt me tekst të rëndë dhe thumba spektakolar ndaj rivalëve.
Vet Cozman tash ka paralajmëruar në një postim në rrjetin social Facebook se ai shumë shpejt do të sjellë projektin e ri.
“Pritja ja vlen më besoni, shumë shumë shpejt”, deklaroi Cozy në një postim në Snapchat.
Cozman njihet për hitin e tij “Fenix” me këngëtaren Altuna Sejdi – Tuna, me të cilën kishte lidhje prej tri vitesh. /Telegrafi/