Site icon Telegrafi

Cozman: Nuk jam më ai djali i mirë (Foto)

Reperi Cozman ka bërë të qartë se ai ka ndryshuar qasjen ndaj shumë njerëzve.

Reperi i Babastars është njohur për qasjen e tij të butë ndaj rivalëve dhe femrave, në veçanti me ish të dashurën e tij Tunën.

Megjithatë, ai pas ndarjes duket se ka ndryshuar qasjen edhe ndaj femrave, por edhe ndaj rivalëve, shkruan Telegrafi.

Pos që del me foto me mbishkrime më të ashpra e herë-herë me thumbime të ndryshme, ai këtë ka konfirmuar tash edhe vet në një foto në Instagram.

“Nuk jam më ai djali i mirë”, ka shkruar Cozman në një foto ku shihet i fokusuar në telefonin e tij e ku supozojmë se po flirton me dikë.

Ndryshe Cozman është parë të enjtën me modelen Morena Taraku duke bërë palestër me trajnerin e tyre Dj First, teksa mediat menjëherë kanë spekuluar për një aferë të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version