Reperi i Babastars, Cozman, ka realizuar një performancë befasuese në mbyllje të sezonit dimëror të Zone Club (qendër).
Për reperin ishte vetëm hera e dytë që u shfaqë në skenë pa Tunën, ish të dashurën e tij me të cilën Telegrafi dje ka raportuar se ndarja është definitive pas disa krizave.
Megjithatë, kjo nuk e ka penguar atë që të realizojë një performancë befasuese në Zone Club, të këngës së tij të re “Si Dje”.
Projekti u prit mjaft mirë, teksa po shkon drejt tri milionë klikimeve në YouTube, shkruan Telegrafi.
“Si Dje” u realizua nga Geasy e Majk në tekst, kurse nga Kico në muzikë, me klip të Entermedias.
Shikoni videon: