Reperi Ylber Abdullahu do të vijë me projektin e tij më të ri.
“Si dje” mban titullin kënga me re e artistit të njohur si Cozman, e cila pritet të publikohet së shpejti, transmeton Telegrafi.
Gjersa edhe e dashura e tij, këngëtarja Tuna ka realizuar tashmë videoklipin e ri, këto projekte shënojnë rikthimin e çiftit të njohur në skenë pas një pauze.
Ndryshe Ylberit sot pritet t’i shqiptohet dënimi nga Gjykata e Tiranës, pasi në veturën e tij u gjet një sasi prej 20 gramësh kanabis sativa, gjatë korrikut të vitit të kaluar./Telegrafi/.