Reperi i Babastars, Cozman, pas shumë kohësh realizoi koncert në Prishtinë për adhuruesit e tij dhe të labelit të tij.
Edhe pse u paralajmërua vetëm paraqitja e tij, nuk kishte si të mungonte Skivi, partneri i tij të cilin asnjëherë Cozy nuk e lë vet dhe performojnë gjithmonnë bashkë.
Krahas Aida Doçit që performoi hitet e saj, Cozman interpretoi disa prej këngëve të tij të fundit.
Ai ka publikuar një video në Instagram ku shihet i gjithë publiku duke kënduar projektin e tij “Maradona”, shkruan Telegrafi.
Ky ishte koncerti i parë për Cozmanin në Prishtinë pas përleshjes me Noizyn në kryeqytet ku mbeti i plagosur ky i fundit.
Kohë më parë ai mbajti edhe një koncert në Tiranë në mesin e shumë kërcënimeve nga pala rivale, por që nuk ndikoi në performancën e tij. /Telegrafi/