Reperi shqiptar, Cozman, ka publikuar ditë më parë projektin “Yamborghini”.
Për më pak se 24 orë nga publikimi projekti ka gjeneruar afro 300 mijë klikime, gjë që shënon një tjetër sukses të madh për yllin e Babastars.
Vet Cozman ra në vëmendjen e mediave për pjesë të tekstit që u tha se i dedikohen ish të dashurës së tij Tunës dhe rivailt të tij, Noizyt, me të cilin edhe pati një konflikt ku mbet i plagosur ky i fundit.
Reperi i Babastars thotë ekskluzivisht për Telegrafin se kënga ka një tekst mjaft të rëndë, por që nuk bën të keqkuptohet nga publiku.
“Repi e ka këtë, teksti i përshtatet këngës, nëse preket dikush është problemi i tyre, synimi ka qenë të realizoj një këngë që u pëlqen adhuruesve të Babastars. Këtë besoj edhe e kam arritur, po shihet qysh në orët e para. Por, është vetëm fillimi ky… ”, theksoi Cozman ekskluzivisht për Telegrafin.
Reperi shtoi se në këtë projekt tekstin e ka punuar ai bashkë me Marshall Jungle, DJ i njohur i Babastars.
“Projektin ka kohë që e kemi punuar. Tekstin e kemi bërë bashk më Asdrenin (Marshall Jungle), i cili është një nga shokët e mi më të mirë. Ai më ka ndihmuar shumë në këtë projekt dhe me të vërtet kreativiteti i këtij njeriu është i hatashëm. E falënderoj atë si dhe Entermedian për klipin, ashtu edhe Pluton për beatin”, përfundoi reperi.
Projekti “Yamborghini” i paraprinë projekteve tjera të reperit që do të publikohen së shpejti. /Telegrafi/