Reperi i njohur, Cozman, sot (e shtunë) feston ditëlindjen e tij të 32-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët e kolegët e tij.
Cozman vendosi që në këtë ditë t’i përshëndesë fansat e tij me një fotografi të rrallë nga fëmijëria.
Ai publikoi në llogarinë e tij personale në Instagram një fotografi të realizuar në vegjëli, të cilën nuk e kishte bërë kurrë publike më parë.
Reperi ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë datën e tij të lindjes, duke bërë të ditur kështu se sot i ka mbushur 32 vjet.
Ndërkohë, urimet nga ana e fansave të tij kanë qenë të shumta.
Tash e sa vite, Cozman është një prej reperëve më të pëlqyer të skenës, i cili është gjithnjë aktiv në estradë me prurje muzikore. /Telegrafi/