Telegrafi

Cozman feston ditëlindjen me fansat duke performuar në Duplexin e stërmbushur (Video)

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, po feston ditëlindjen.

Ai ka mbushur 32 vjet dhe këtë ditë të rëndësishme të jetës ai e ka festuar në Duplex ku ishte paraparë të performonte pikërisht në këtë ditë.

Dhe, ai ftoi të gjithë adhuruesit në këtë festë një ditë më parë, e pos tjerash familjarë dhe miq të tij.

Nuk mungoi vëllai Ymeri, e as motrat dhe nipat e mbesat e reperit.

Lexo po ashtu Lajme te fundit nga Babastars

Por, ata që ishin parë shumë afër tij dhe që nuk kishin si të mungonin ishin edhe miq të afërt si Albert Krasniqi dhe Belind Luli, ky i fundit shok i ngushtë i Cozyt nga Tirana i njohur për stilin ultra luksoz të jetesës dhe veturat e shtrenjta me të cilat qarkullon në kryeqytetin shqiptar.

Cozman bashkë me Onat dhe Skivin performuan hitet e mëdha të Babastars, e natyrisht nuk munguan as thumbimet për rivalët.

Cozman vazhdon të jetë ‘single’ dhe së shpejti pritet një projekt i tij i ri, shumë ritmik. /Telegrafi/