Hip hop ylli i Babastars, Cozman, po feston ditëlindjen.
Ai ka mbushur 32 vjet dhe këtë ditë të rëndësishme të jetës ai e ka festuar në Duplex ku ishte paraparë të performonte pikërisht në këtë ditë.
Dhe, ai ftoi të gjithë adhuruesit në këtë festë një ditë më parë, e pos tjerash familjarë dhe miq të tij.
Nuk mungoi vëllai Ymeri, e as motrat dhe nipat e mbesat e reperit.
Por, ata që ishin parë shumë afër tij dhe që nuk kishin si të mungonin ishin edhe miq të afërt si Albert Krasniqi dhe Belind Luli, ky i fundit shok i ngushtë i Cozyt nga Tirana i njohur për stilin ultra luksoz të jetesës dhe veturat e shtrenjta me të cilat qarkullon në kryeqytetin shqiptar.
Cozman bashkë me Onat dhe Skivin performuan hitet e mëdha të Babastars, e natyrisht nuk munguan as thumbimet për rivalët.
Cozman vazhdon të jetë ‘single’ dhe së shpejti pritet një projekt i tij i ri, shumë ritmik. /Telegrafi/