Reperi i Babastars, Cozman, ka festuar milionin e parë të këngës “Si Dje” që e arriti brenda tri ditësh.
Cozman befasoi me projektin “Si Dje”, një baladë dashurie që e solli atë komplet ndryshe, në mesin e luksit dhe ekstravagancës që vetëm sa ka pësuar doza shtesë.
Dhe për të festuar 1 milion klikime, Cozman u shfaq në një foto me dukjen nga klipi.
“Ne e bëmë sërish familja ime”, ka shkruar Cozman, duke etiketuar Getin dhe Majkin, ashtu si antarë të tjerë të Babastars dhe të ekipit të tij.
Kujtojmë se Getoar Selimi dhe Majku morën pjesë në krjimin e kësaj kënge, në muzikë të Kicos, master të Florent Boshnjakut dhe videoklip të Entermedias. /Telegrafi/