Hip hop ylli i Babastars, Cozman, do të vijë së shpejti me një bashkëpunim tejet seksi me Luana Vjollcën.
Telegrafi mëson nga burimet e sigurta se spekulimet për një duet me Samantën janë thjesht jo të sakta dhe se planet janë krejt tjera.
Sipas këtyre burimeve, dueti mes Luanës dhe Cozyt është vendosur tash e sa kohë, dhe po punohet në kujdes maksimal nga lideri i Babastars dhe burri i motrës së Luanës, Getoar Selimi.
Geti pritet të ketë gisht në muzikën e këtij projekti bashk me Cozman, teksa videoklipi do të jetë tejet hot.
Cozman vjen nga suksesi i madh me baladën e tij solo “Si Dje” që ka regjistruar rreth 8 milionë klikime, teksa Luana po kërkon shpërthimin e madh në skenën e muzikës argëtuese. /Telegrafi/