Site icon Telegrafi

Cozman dëgjohet edhe në Serbi, ja çka thonë për të (Foto)

Reperi shqiptar, Cozman, i cili po flitet se së fundmi është ndarë nga e dashura e tij, Tuna, në anën tjetër po shijon sukses të madh në muzikë.

Kënga e tij e re “Si Dje” tashmë është shndërruar në hit mes fansave të tij, transmeton Telegrafi.

Dhe madje kënga e tij e re u dëgjua edhe në Serbi, ku ai shihet se ka fansa të shumtë.

Eshtë një fanse nga Serbia që i ka shkruar Cozmanit, i cili edhe ka falënderuar atë për fjalët e mira, ndonëse në komente fansat shqiptarë kanë tallur serben mesazhin e të cilës e publikoi Cozman.

Kënga është shumë afër arritjes së 1 milion klikimeve për tri ditë dhe ky sukses është masiv për Cozmanin, i cili është hera e parë që vjen solo. /Telegrafi/

Exit mobile version