Telegrafi

Cozman adhurues i këpucëve, shpenzon mbi 500 euro për një palë (Foto)

Hip hop ylli i Babastars, Cozman, njihet për stilin e veshjes.

Por, shija e tij për t’u dukur bukur dhe sa më “in” ka një kosto të lartë.

Ai është parë gjatë verës duke bartur këpucë të brendit Giuseppe Zanotti ngjyrë të bardhë me patent.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Cozmanit

Cozy ka shpenzuar hiç më pak se 545 euro për të bartur një palë këpucë të tilla.

Reperi po vazhdon të shijojë sukseset e tij muzikore së pari me projektin, “Shih ti Kishe”, më pas me projektin “Pronto”.

Cozman është aktualisht pa të dashur që prej ndarjes nga këngëtarja Altuna Sejdi – Tuna.

Babastars pritet të publikojnë së shpejti edhe projekte të reja. /Telegrafi/