Telegrafi

COVID-19, Vitia: Deri në fund të vitit do të vaksinohen 75 për qind e popullatës

Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media tha se deri në fund të vitit pritet të vaksinohen 75 për qind e popullatës mbi moshën 16 vjeçare.

Ai në një konferencë për media ku dha dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë tha se deri tani janë administruar mbi 1.3 milion vaksina.

Vitia tha se në stok aktualisht kanë rreth 400 mijë vaksina, ndërsa deri në fund të vitit do të arrijnë edhe rreth 500 mijë doza.

“Me këtë sasi dhe trend aktual të vaksinimit do të vaksinohen mbi 75 për qind e popullatës, rrjedhimisht popullata mbi moshën 16 vjeçare”, tha ai, duke u bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë me këtë trend të vaksinimit.

Ministri tha se janë në negociata edhe për dozën e tretë.

Sipas tij, certifikata e vaksinimit në Kosovë është në përputhje me standardet e BE-së dhe së voni kanë aplikuar për pranimin e kësaj certifikate nga BE-ja. /Telegrafi/