Site icon Telegrafi

COVID-19, Sidnei zgjat masën e izolimit, derisa rritet shpërthimi i variantit Delta

Qyteti australian, Sidnei, ka hyrë në një bllokim dy javor pas një rritje në numrin e rasteve të coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, më shumë se një milion banorë në periferitë qendrore dhe lindore ishin tashmë nën kufizime të vendosur të premten, pas një kërcimi të rasteve.

Bllokimi tani përfshin të gjithë qytetin dhe disa zona përreth dhe është zgjatur nga një javë në dy.

Më shumë se 80 raste të variantit shumë infektues Delta, u konfirmuan në qytet, ditëve të fundit.

Kryeministri i shtetit New South Wales, Gladys Berejiklian, tha se urdhrat e qëndrimit në shtëpi do të ishin në fuqi deri më 9 korrik për të gjithë Sidnejin e Madhe – me një popullsi prej rreth pesë milionë – dhe rajonet përreth të Blue Mountains, Central Coast dhe Wollongong. /Telegrafi/

Exit mobile version