Site icon Telegrafi

Covid-19, Shtëpia e Bardhë planifikon shpërbërjen e task forcës

Task forca e coronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbyllet dhe të shpërndahet brenda disa javësh. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë presidenti i SHBA, Donald Trump.

“Ne po e rikthejmë vendin tonë”, tha Trump gjatë një vizite në një fabrikë për prodhimin e maskave në Arizona. Sipas autoriteteve në SHBA ka rreth 20 mijë raste të reja dhe mbi 1 mijë të vdekur në çdo ditë.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë paralajmëruar që virusi mund të përhapet kur të fillojë hapja totale në SHBA-së.

Sipas shifrave të publikuara nga universiteti John Hopkins, në total në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mbi 1.2 milion raste dhe më shumë se 70 mijë të vdekur nga Covid-19. /tch/

Exit mobile version