Telegrafi

COVID-19, shpërthejnë kritikat për spitalin 100 milionë eurosh të ndërtuar në Madrid

Autoritetet spanjolle kanë hapur një spital prej 100 milionë eurosh në qytetin e Madridit për pacientët me COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, spitali i urgjencës me 1,000 shtretër është kritikuar nga sindikatat e punonjësve shëndetësorë të cilët thonë se paratë duhet të kishin shkuar në sistemin ekzistues të shëndetit publik që ka pasur shkurtime.

Ndërkohë në anën tjetër, Isabel Dias Ayuso, presidentja rajonele në Madrid tha se spitali është i pari i këtij lloji në Evropë dhe se do të ndihmojë në zbutjen e presionit në spitalet e tjera publike duke u përqendruar tek pacientët me COVID-19.

“Më vjen keq për kritikat. Ne po shpëtojmë jetë”, u shpreh ajo. /Telegrafi/