Italia regjistroi 746,146 vdekje në vitin 2020, niveli më i lartë në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore.
Këto të dhëna, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë dalë nga një raport i statistikave kombëtare ISTAT.
Raporti tha se kjo ishte 100,526 vdekje më shumë se mesatarja për periudhën 2015-2019.
Ai tha se niveli i vdekjeve ishte rritur me 9% në lidhje me mesataren për pesë vitet e mëparshme.
Ai shtoi se rajonet me rritjen më të lartë të numrit të vdekjeve ishin Piemonte, Valle D’Aosta, Lombardia dhe provinca autonome e Trentos. /Telegrafi/