Site icon Telegrafi

COVID-19, shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes në 89% të rasteve në Itali

COVID-19 është shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes së rreth 89% të njerëzve pozitivë me SarsCov2 që vdesin në Itali, sipas një raporti të lëshuar të enjten nga Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS) dhe agjencia kombëtare e statistikave ISTAT.

Sipas mediave italiane, përcjell Telegrafi, studimi bazohet në raportet e vdekjes së mjekëve në 4,942 individë pozitivë me SarsCov2.

Pjesa prej 11% e mbetur u ndanë midis sëmundjeve kardiovaskulare (4.6%), tumoreve (2.4%), sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes (1%), diabetit (0.6%), dhe problemet e sistemit të tretjes (0,5%).

Raporti tha se COVID-19 mund të jetë fatal edhe në pacientët me probleme të tjera shëndetësore.

“Nuk kishte shkaqe të mëparshme ekzistuese të vdekjes në 28.2% të vdekjeve të analizuara”, është thënë më tej duke shtuar se shifrat nuk ndryshojnë dukshëm në varësi të seksit.

Siç është thënë më tej, 71.8% e të sëmurëve me COVID-19 që vdiqën kishin të paktën një sëmundje tjetër: 31.3% kishin një, 26.8% kishin dy dhe 13.7% tre ose më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version