Site icon Telegrafi

​Covid-19, regjistrohen 87 viktima në 24 orët e fundit në Itali

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së coronavirusit, të paktën 232.248 persona janë infektuar me virusin Sars-CoV-2, shkruan gazeta italiane ”Corriere della Sera”.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 87 viktima, nga 70 që ishin ditën e djeshme.

Në total, pothuajse 33 222 persona kanë vdekur nga COVID-19 dhe 152 844 janë shëruar.

”Aktualisht, personat pozitivë janë 46 175. Numri total, nëse llogariten edhe të vdekurit, të shëruarit, domethënë duke numëruar të gjithë ata që janë prekur nga virusi që nga shpërthimi i tij në vend, është 232 248”, deklaroi Mbrojtja Civile.

Janë 7 094 pacientë të shtruar në spital me simptoma, nga të cilat 475 janë në kujdes intensiv. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version