Telegrafi

COVID-19, qyteti i Auckland në Zelandë të Re hyn përsëri në bllokim

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se qyteti më i madh i vendit, Auckland do të hyjë në bllokim shtatë-ditor nga e diela, pas një rasti me coronavirus brenda komunitetit me origjinë të panjohur.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pjesa tjetër e Zelandës së Re do të vendoset në masat e nivelit të dytë që parashihet kufizimi i tubimeve publike.

Në mes të muajit shkurt, gati 2 milionë banorë të Auckland u vendosën në bllokim tre-ditor pasi një familje prej tre personash u diagnostikua me variantin britanik të coronavirusit.

Lexo po ashtu Varianti i coronavirusit i shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar 'godet' edhe Zelandën e Re

Për të menaxhuar luftën ndaj pandemisë së coronavirusit, Zelanda e Re filloi ditë më parë me fushatën e vaksinimit.

Lexo po ashtu Zelanda e Re - qyteti i Auckland do të hyjë në bllokim tre-ditore pas rasteve të reja me coronavirus

Vendi deri më tani ka regjistruar 2,372 raste nga virusi vdekjeprurës si dhe 26 viktima. /Telegrafi/