Site icon Telegrafi

COVID-19: Qeveria pritet ta shndërrojë Italinë në ‘zonë të kuqe’, gjatë festave të fundvitit

Qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte është e vendosur të miratojë kufizimet që do ta vendosin Italinë në një formë bllokimi gjatë festave të Krishtlindjeve për të ndaluar kontaktet shoqërore gjatë sezonit festiv.

Sipas ANSA, përcjell Telegrafi, Qeveria pritet ta bëjë të gjithë Italinë “zonë të kuqe”, që do të thotë se baret dhe restorante, si dhe dyqanet jo-thelbësore duhet të mbyllen, të dielën, gjatë festave kombëtare dhe ditëve më parë.

Ky sistem do të funksionojë nga pragu i Krishtlindjes deri në festën kombëtare të Epifanisë, më 6 janar.

Në ditët e punës në këtë periudhë, Italia do të jetë një “zonë portokalli”, me dyqane të hapura, por bare dhe restorante të mbyllura, kanë thënë burimet.

Për më tepër, një maksimum prej dy personash, pa llogaritur ata nën 14 vjeç, do të lejohen të bëjnë vizita në shtëpinë e një personi tjetër, sipas burimeve.

Kabineti i Conte është vendosur të takohet për të shqyrtuar një dekret me kufizimet e reja pasi ai të ketë bisedime me guvernatorët rajonalë. /Telegrafi/

Exit mobile version