Të paktën 866 punëtorë nga 6 mijë punëtorë të një miniere ari në Siberi rezultuan pozitivë në testin për COVID-19. Bëhet fjalë për një zinxhir infektimesh në minierën e dytë më të madhe të Rusisë, që mund të kërcënojë eksportet e minerareve nga vendi.
Sipas medieve ruse, për të menaxhuar situatën, që është përkeqësuar në dy javët e fundit, në rajonin Krasnojarsk Krai është dërguar ushtria ruse me urdhër të presidentit Vladimir Putin.
Ministria ruse e Mbrojtjes dërgoi ekspertët e saj për të luftuar përhapjen e Coronavirusit edhe në fshatin Eruda, në lindje të Siberisë, ku ndodhet një tjetër minierë ari, më e madhja në vend, përcjell Telegrafi.
Një total prej 60 ushtarakësh dhe 55 njësi të pajisura me mjete speciale udhëtuan drejt zonës, ku do të kryejnë operacione dezinfektimi dhe do të ngrenë një spital të improvizuar me 100 shtretër për të kuruar pacientët e sëmurë me virus.
Aaktualisht 866 nga 6 mijë punëtorë rezultuan pozitive ndaj testit, por autoritetet nuk do të raportojnë statistikat derisa një hetim mbi rënien e epidemisë të ketë përfunduar.
Një tjetër rajon i prekur rëndë nga virusi në vend është edhe ai i Dagestanit, ku infeksioni ka përfshirë disa fshatra malore.
Në tërësi, 308,705 raste janë konfirmuar në Rusi, ndërkohë numri i vdekjeve në shkallë vendi rezulton 2,972.