Site icon Telegrafi

COVID-19 po kthehet fuqishëm në Korenë Jugore, vend që ishte lavdëruar për menaxhimin e pandemisë

Koreja e Jugut ka paralajmëruar se coronavirusi po kthehet “në një aktivitet të plotë” mes një rritje të rasteve të lidhura me një kishë lokale.

Në shifrat e saj të fundit ditore, vendi raportoi 288 infeksione të reja me COVID, raporton BBC.

“Kjo është një situatë e rëndë që ndoshta mund të çojë në një pandemi në mbarë vendin”, tha zv.ministri i shëndetësisë, Kim Gang-lip.

Kwon Jun-wook, zëvendësdrejtor i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), tha se pa gjurmime agresive të kontaktit, vendi mund të shohë numrin e infeksioneve sikurse në SHBA dhe Evropë, transmeton Telegrafi.

Shumë prej rasteve të reja në Korenë e Jugut kanë qenë të lidhura me kishën Sarang Jeil, pastori i së cilës ka qenë një kritik i zëshëm i presidentit, Moon Jae-in.

Një kishë tjetër, Kisha Shincheonji e Jezusit u identifikua në fillim të këtij viti si grupi më i madh i shpërndarjes së virusit në Korenë e Jugut.

Koreanët konsideroheshin si një pikë e nxehtë globale për virusin, por fitoi lëvdata për sjelljen nën kontroll të infeksioneve përmes gjurmimit dhe testimit intensiv.

Në total, vendi ka raportuar më shumë se 16 mijë raste dhe 307 vdekje, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins. /Telegrafi/

Exit mobile version