Site icon Telegrafi

COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete dhe 7 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me covid vetëm shtatë raste të reja nga 3070 testime që janë kryer gjithsej.

Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa numri i personave që janë shëruar është 4.

Rastet pozitive me Covid-19, janë regjistruar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.

Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë.

Exit mobile version