Telegrafi

COVID-19 në Kosovë – 55 raste pozitive dhe 1 i vdekur brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë shënuar 55 raste pozitive të COVID-19.

Sipas MSH-së, brenda 24 orëve janë testuar 1,581 persona.

Po ashtu, brenda kësaj periudhe janë dhënë 177 doza të vaksinës.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,812,751 doza të vaksinës. Deri më sot 815,796 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 97,367 doza përforcuese dhe doza të treta.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 235 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 221,257.

Në total numri i rasteve aktive është 1,877. /Telegrafi/