Ministria e Shëndetësisë tregon se brenda 24 orëve janë shënuar 14 të vdekur.
Sipas njoftimit, nga 5,505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12,834 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,046,799 doza të vaksinës.
Deri më sot 358,308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137,452.
Në total numri i rasteve aktive është 17 mijë. /Telegrafi/