Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë shënuar 106 raste pozitive të COVID-19.
Sipas MSH-së, brenda 24 orëve janë testuar 294 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,830,700 doza të vaksinës. Deri më sot 823,767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103,270 doza përforcuese dhe doza të treta.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 52 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 225,534.
Në total numri i rasteve aktive është 1,066. /Telegrafi/