Italia regjistron 30 viktima nga coronavirusi dhe 201 të infektuar më shumë gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas mediave, numri i viktimave nga coronavirusi në Itali ka rritur më 34,818 e i të infektuarve më 240,961.
Ndërkohë bëhet e ditur se të infektuar aktivë në Itali janë 15,060.
Pacientët që po kurohen në struktura spitalore janë 963 dhe 82 ndodhen në repartet e terapisë intensive.
Ndërsa numri i pacientëve të shëruar nga coronavirusi është deri sot 191,083.
Siç shkruan oranews.tv, në 24 orët e fundit, Italia ka kryer mbi 53 mijë teste.