Një 18-vjeçar nga Elbasani, ka humbur jetën në Spitalin COVID-19 në Tiranë, për shkak se ishte prekur nga COVID-19.
Mësohet se i mituri kishte 100 për qind të mushkërisë të prekur nga virusi kur ka mbërritur në Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.
18-vjeçari ishte shtruar prej të paktën një jave te Sanatoriumi, ndërsa prej ditësh ishte në intubim. Gjendja e tij u rëndua, ndërsa sot ai ka ndërruar jetë.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
I infektuar është edhe babai i 18-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar. /TCH/