Site icon Telegrafi

COVID-19, Italia synon të vaksinojë 80 për qind të popullatës deri në muajin shtator

Italia tha të shtunën se kishte për qëllim të vaksinonte të paktën 80 për qind të popullsisë deri në fund të muajit shtator, pas kritikave në lidhje me ritmin e ngadaltë të fushatës së vaksinimit kundër COVID-19, në një nga vendet më të prekura në Evropë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Francesco Paolo Figliuolo, një gjeneral ushtrie dhe komisionari i ri special për sa i përket pandemisë, lëshoi një plan kombëtar për të administruar 500 mijë doza në ditë me një kapacitet të plotë, sipas një dokumenti të zyrës së kabinetit.

Italia ka regjistruar 101 mijë viktima që kur vendi u përball me pandeminë e coronavirusit, shifra e dytë më e lartë e vdekjeve në Evropë, pas Britanisë.

Vendi deri më tani ka regjistruar 3.2 milionë raste si pasojë e sëmundjes së COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version