Telegrafi

COVID-19: Italia regjistron 18.236 raste të reja dhe 683 vdekje, në 24 orët e fundit

Ministria e shëndetësisë tha të enjten se Italia ka regjistruar 18,236 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas medieve italiane, përcjell Telegrafi, ajo tha se 683 të sëmurë nga COVID-19 kanë vdekur në këtë vend në të njëjtën periudhë kohore.

Siç bëhet e ditur më tej, këto rezultate të rasteve pozitive kanë dalë pasi janë bërë 185,320 teste.

Raporti i rasteve pozitive në raport me totalin ishte 9.8%, nga 8.8% të mërkurën. /Telegrafi/