Ministria e shëndetësisë tha të enjten se Italia ka regjistruar 18,236 raste të reja të COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sipas medieve italiane, përcjell Telegrafi, ajo tha se 683 të sëmurë nga COVID-19 kanë vdekur në këtë vend në të njëjtën periudhë kohore.
Siç bëhet e ditur më tej, këto rezultate të rasteve pozitive kanë dalë pasi janë bërë 185,320 teste.
Raporti i rasteve pozitive në raport me totalin ishte 9.8%, nga 8.8% të mërkurën. /Telegrafi/