Site icon Telegrafi

COVID-19, Franca shtrëngon masat për udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar

Franca po shtrëngon masat anti-COVID për udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar, derisa qeveria në Paris përpiqet të ngadalësojë përhapjen e variantit Omicron.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyra e kryeministrit francez tha se nga e shtuna të gjithë jorezidentët do të duhet të japing një arsye bindëse për të udhëtuar në Francë.

Të gjithë ata që mbërrijnë në Francë do të duhet të paraqesin një test negativ më pak se 24 orë të vjetër dhe të izolohen për të paktën dy ditë.

Rastet e konfimuara nga varianti Omicron janë aktualisht shumë më të larta në Mbretërinë e Bashkuar se sa në Francë.

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar të mërkurën më shumë se 78 mijë raste të reja – shifra më e lartë ditore që kur vendi u përball me pandeminë.

Pak më shumë se 10 mijë janë konfirmuar si Omicron, por mendohet se rreth dyfishi i këtij numri janë raste të variantit të ri.

Franca raportoi më shumë se 65 mijë raste të reja me coronavirus gjatë një periudhe të ngjashme, por ka vetëm 240 raste të konfirmuara të Omicron. /Telegrafi/

Exit mobile version