Site icon Telegrafi

Covid-19 digjitalizon ligjëratat, Radeski: Studentët janë më të rregullt me metodën online

Mësimi Online nga distanca i detyruar për shkak Covid-19, ka digjitalizuar pothuajse në tërësi ligjëratat e mësimdhënësve. Prorektori për arsim në UEJL, Vlladimir Radeski thotë se përvoja është pozitive, ndërsa sipas tij, prania e studentëve në ligjëratat online është më e madhe se sa nga ligjëratat konvencionale.

“Profesorët e sotëm të cilët janë rrjedha, në bashkëpunim me kolegët në Francë, Gjermani, nuk ndjehen të parehatshëm ose të çuditshëm që të paraqiten online. Për fat të mirë me studentët u njoftuam për këtë semestër. Tek ne prania e studentit është e domosdoshme deri në 70% dhe disi prej kur filloi semestri, prej kur i njoftuam grupet tona, tani duhej vetëm t’i shohim online. Përvoja është pozitive dhe prania e studentëve është më e madhe nga ligjëratat konvencionale”, tha Vlladimir Radeski – prorektor për arsim në UEJL

Prorektori për shkencë në UNT Bekim Fetaji, tregoi se cilat platforma përdoren në këtë universitet për mësimin online.

“Ne për momentin funksionojmë duke shfrytëzuar platforma online të google dhe duke shfrytëzuar dy platforma në përgjithësi për gjithë universitetin, derisa fakulteti i informatikës shfrytëzon edhe platforma tjera si dribex, zoom, googlemeet, googleeducationsëeet. Gjithashtu jemi të lidhur edhe një platformën microsoft”, deklaroi Bekim Fetaji – Prorektori për shkencë në UNT.

Por sa është efektiv mësimi online? Ministri i Arsimit Arbër Ademi, është i vetëdijshëm se kjo mënyrë nuk është kompensim real i punës praktike, por megjithatë, ai tha se është e patjetërsueshme që mësimi të organizohen në këtë formë.

“Kërkojmë prej mësimdhënësve të jenë kreativ, të japim maksimumin e tyre nëpërmjet shpërndarjes së videoleksioneve të caktuara që kanë të bëjnë me profilin e caktuar, sidomos në arsimin e mesëm profesional. Megjithëse nuk është kompensim real i punës praktike që e realizojnë vet nxënësit, megjithatë në këtë formë të organizohen”, tha Arbër Ademi – MASH.

Duke folur për masat e Qeverisë si rezultat i virusit korona, Ademi edhe njëherë tha se asnjëherë nuk do të mbështesë një propozim për shkurtimin e rrogave për mësimdhënsit.

Exit mobile version