Site icon Telegrafi

Dr. Izet Sadiku: COVID-19 dhe futbolli

Gjatë këtij viti bota ka ndryshuar me paraqitjen e pandemisë COVID-19. Ky vit është karakterizuar me mbyllje, karantina, por edhe me shumë debate, propozime, veprime për tu mbrojtur dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Dr. sci. Izet Sadiku
Infektolog

Tani dominon bindja se duhet të mësohemi të jetojmë dhe veprojmë me COVID-19 edhe për një kohë deri në zbulimin e vaksinës ose ndonjë bari që vepron ne virus.

Por çka të bëjmë deri atëherë?

Ne duhet punuar dhe vepruar duke respektuar rregullat të cilat i propozojnë institucionet shëndetësore për mbrojtje nga përhapje të coronavirusit.

Megjithatë, shpesh kemi parë që shumë institucione publike dhe private, nuk i kanë respektuar këto rregulla për të cilat janë zotuar dhe kjo është njëra nga arsyet pse kemi rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Këtu dua të përmendi një shembull i cili ka qenë për lakmi se si i kanë respektuar rregullat për parandalimin e COVID-19.

Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar aktivitetet e veta gjatë muajit qershor me rregulla të reja karshi nevojave për parandalim e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe i kam përcjell nga afër këto rregulla dhe kanë qenë për lakmi angazhimet e të gjithë akterëve që janë të kyçur në ketë veprimtari. Që nga Federata e cila ka caktuar protokolle të reja për zhvillimin e garave dhe ajo çka është me rëndësi, janë angazhuar të gjithë trajnerët, zyrtarët e klubeve, referët, lojtarët, policia e Kosovës, një armatë e tërë. Dhe, në fund është arritur qëllimi, sot po përfundon me sukses kampionati i Superligës së Kosovës në futboll.

Ka pasur raste ku loja nuk ka filluar derisa është larguar vetëm edhe një shikues, i cili ka qenë në tribuna por s’ka qenë i paraparë në listat zyrtare për të marrë pjesë ne takim.

Po e përmend këtë shembull për të treguar se kur duam dhe angazhohemi të gjithë, mund të zhvillojmë aktivitetet dhe veprimtari duke parandaluar përhapjen e COVID-19.

Por, për këtë duhet angazhim, përkushtim, përgjegjësi dhe së bashku arrijmë edhe të vazhdojmë jetën normale edhe të parandalojmë përhapjen e COVID19.

Bravo për FFK, të gjithë futbollistëve, zyrtarëve të klubeve, referët, policinë, tifozët (të cilët kishin mirëkuptim dhe u pajtuan që ekipet e veta t’i përcjellin nga TV e jo nga tribuna) dhe të gjithë kanë kontribuar që kjo shfaqje (kampionati) të përfundoj me sukses.

Suksese ekipeve që marrin pjesë në garat evropiane se me sjelljet dhe disiplinën e tyre në këtë pandemi e kanë merituar.

# Mbaje maskën
# Mbaje distancën.

/Telegrafi/

Exit mobile version