Site icon Telegrafi

COVID-19, Çekia lehtëson nga 3 dhjetori masat kufizuese

Qeveria çeke do të lejojë rihapjen e restoranteve si dhe dyqaneve jo-thelbësore nga 3 dhjetori, njoftoi të dielën ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, autoritetet ranë dakord se vendi është i gatshëm të kalojë nga niveli i 4 i masave në nivelin e 3, bazuar në sistemin e vlerësimit të rrezikut nga COVID-19 në vend.

Kjo do të thotë se të gjitha dyqanet dhe restorantet mund të hapen, duke respektuar numrin e kufizuar të klientëve në mënyrë që të respektohet distancimi shoqëror.

Përveç kësaj shtetrrethimi gjatë natës do të largohet derisa edhe aktivitetet e kufizuar sportive mund të rinisin, sipas deklaratës së ministrit të shëndetësisë.

Republika Çeke u vlerësua për mënyrën e trajtimit të valës së parë pandemike gjatë stinës së pranverës kur qeveria vendosi një bllokim të hershëm dhe e bëri të detyrueshme vendosjen e maskave në një kohë kur pjesa më e madhe e botës perëndimore mezi e konsideroi implementimin e kësaj mase. /Telegrafi/

Exit mobile version