Site icon Telegrafi

​COVID-19, 88 pacientë me oksigjeno-terapi dhe 11 në mjekim intensiv

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës nga COVID-19, po trajtohen 124 pacientë, 120 nga ta të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 4 negativ.

Sipas një njoftimi të ShSKUK-së, me oksigjeno-terapi  janë 88 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 11 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 53 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 11 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë dhe Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 3 pacientë.

Spitali i Prizrenit,12 pacientë, Spitali i Pejës, 4 pacientë, Spitali i Gjilanit, 14 pacientë, Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient, Spitali i Ferizajt, 10 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient. /Telegrafi/

Exit mobile version